Emmanuel Ernest prej disa ditësh është i dëmtuar, teksa ditën e djeshme është operuar. Sulmuesi e ka kaluar me sukses ndërhyrjen në shpatull.
Ndërhyrja kirurgjikale është bërë në Tiranë dhe gjithçka ka shkuar siç duhet. Tashmë lojtari do të nisë edhe fazën e rikuperimit.
Sipas mjekësve Ernest minimalisht do të duhet të qëndrojë larg fushave për 2 muaj, kohë që i duhet për t’u rikuperuar.
Një lajm aspak i mirë për bardheblutë, të cilët kanë humbur kështu për ndeshjet e mbetura sulmuesin kryesorë, i cili mund të rikthehet në fushë vetëm për sezonin e ri.