Operohet me sukses Ernest, zbulohet sa muaj do të qëndrojë larg fushave

Emmanuel Ernest prej disa ditësh është i dëmtuar, teksa ditën e djeshme është operuar. Sulmuesi e ka kaluar me sukses ndërhyrjen në shpatull.

Ndërhyrja kirurgjikale është bërë në Tiranë dhe gjithçka ka shkuar siç duhet. Tashmë lojtari do të nisë edhe fazën e rikuperimit.

Sipas mjekësve Ernest minimalisht do të duhet të qëndrojë larg fushave për 2 muaj, kohë që i duhet për t’u rikuperuar.

Një lajm aspak i mirë për bardheblutë, të cilët kanë humbur kështu për ndeshjet e mbetura sulmuesin kryesorë, i cili mund të rikthehet në fushë vetëm për sezonin e ri.

Lajme të tjera |  “Deri tani s’kemi fituar asgjë, jemi me këmbë në tokë”, Gvozdenovic para Vllaznisë: Fokusohemi tek kjo ndeshje, janë javë të rëndësishme

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us