Pakënaqësi nga Ilir Daja, trajneri pret drejtuesit e Dinamos, gjithçka vendoset në janar

Pas barazimit 1-1 me Elbasanin, trajneri i Dinamos, Ilir Daja ka hapur zemrën dhe ka treguar problemet e ekipit të tij. Duket se “ngërçi” i dinamovitëve është sulmi, është më saktë “numri 9”.

Vetë tekniku u shpreh se në merkaton e janarit duhet të hidhen në sulm për 1 ose 2 sulmues, që bëjnë mirë rolin e “pykës”. Një kërkesë e drejtpërdrejtë ndaj drejtuesve, por s’dihet se ç’do të ndodhë.

“Të kemi të paktën 1 apo 2 sulmues me eksperiencë në merkaton e janarit. Do të kemi probleme sepse është periudhë që nuk na sjell lojtarë shumë cilësorë”, u shpreh Ilir Daja pas barazimit me Elbasanin.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Berisha “ndëshkon” sllovenët, sulmuesi i jep avantazhin Dinamos

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us