PAMJET/ Pas reshjeve të shiut, nis dëbora në veri të vendit!

Pas reshjeve të shiut, në zonën e Qafë Thores kanë nisur reshjet e para të borës, duke e veshur segmentinShkodër–Theth me një shtresë të bardhë dëbore.

Për momentin, rruga mbetet e hapur për qarkullim, por autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të lëvizin me kujdes dhe të kenë zinxhirë me vete, në rast se bora shtohet.

Firma nënkontraktore ka nisur punën për pastrimin e borës dhe garantimin e qarkullimit normal të automjeteve në këtë aks të rëndësishëm turistik.

Ndërkohë, pamjet nga Qafë Thore – Theth tregojnë një peizazh mahnitës të mbuluar nga bora.

Lajme të tjera |  "Sali a ke fuqinë të çlirosh opozitën?" Berisha përplaset me Spiropalin: Pëllumbesha në botën e çudirave...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us