SHBA – 2023 ka qenë viti kur është folur më së shumti në lidhje me Inteligjencën Artificiale. CEO i OpenAI, Sam Altman ka folur në lidhje me Inteligjencën Artificiale, duke vënë në dukje se AI është e rrezikshme për zgjedhjet amerikane të vitit 2024.
Ai shprehet se AI mund të mbajë në përgjim në rrjetet sociale personat për postimet që bëjnë dhe më pas mund t’ju dërgojë atyre informacione të rreme personale, me qëllim që të ndryshojë mendimin e tyre politik. “Ne e kemi thënë se do të vinte një moment i tillë. Nuk mendoja se do të vinte ky moment kaq shpejt. Unë thjesht jam duke paralajmëruar në lidhje me rreziqet që mund t’i kanosen botës”, tha Altman.
Sipas Altman, AI është shpikja më e madhe e njerëzimit, që përpos se ka shumë të mira, ka edhe rreziqe. Altman gjithsesi beson se pavarësisht rreziqeve, nëse njerëzit do ta përdornin Inteligjencën Artificiale me përgjegjësi, bota do të bënte përparime pozitive.