‘Partizani’/ SPAK nesër merr në pyetje Jamarbër Malltezin, Berisha të enjten

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar nesër Jamarbër Malltezin për ta marrë në pyetje lidhur me dosjen “Partizani”. Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Malltezi do të merret në pyetje si person nën hetim lidhur me të gjithë dosjen për të cilën akuzohet për “korrupsion aktiv”. Përveç Malltezit, SPAK ka kërkuar edhe marrjen në pyetje të kryedemokratit Sali Berisha. Intervista me të është kërkuar që të zhvillohet ditën e enjte.

Malltezi u vu në pranga në datën 21 Tetor, dhe pas një muaji u lirua nga qelia. Ai akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, në truallin e të cilit dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha ka ndërtuar 17 pallate. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Malltezi ka përfituar nga Berisha, asokohe kryeministër që të merrte pronën e ish-familjarëve të tij, dhe për ta kthyer atë në një kompleks banimi. Sipas prokurorisë së Posaçme, Malltezi kishte fituar më shumë se 5 milionë euro nga investimi në këtë truall. Ish-kryeministri Sali Berisha nga ana tjetër akuzohet për korrupsion, vepër që parashikon një dënim nga 3 deri në 12 vite burg. Të dy, aktualisht janë lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”

Lajme të tjera |  “Kokë më kokë” me vota, Alimehmeti tregon nëse ka komunikuar me Tabakun

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us