I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë ish-banori, Drini Zeqo për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e tij për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.
Mbrëmë ka patur një përballje shumë të fortë mes dy vajzave që kanë rrëmbyer shumë vëmendje, Egla dhe Heidi. Janë protagoniste shumë të forta në shtëpi dhe Vëllai i Madh i vendosi përballë njëra-tjetrës. U krijua një lloj atmosfere që të ngjante pak si finale, sikur i sprovoi të dyja ‘titanet’.
Por sipas Drinit nga kush anoi më shumë peshorja e së drejtës?
“Ishte e vështirë sepse edhe Heidi kishte disa argumenta të forta në sjelljen e saj, por edhe Egla kishte një farë të drejte.
Ndër të tjera ai shtoi se:
“Unë nuk e di pse jam vendosur pak më shumë në anën e Eglës. Jo se Heidi nuk ka qenë që në fillim një nga të preferuarat e mia. E stimoj shumë për inteligjencën emocionale më së shumti, sjellje e zgjuar, europiane dhe qytetare që ajo ka”.
Gazetari është ndalur edhe tek loja e Heidit dhe është shprehur se çfarë e ka favorizuar sipas tij si banore në atë shtëpi.
“Heidi ka një avantazh shumë të madh që njerëzit pak e kujtojnë ose pak duan ta nënvizojnë. Ajo nuk ka ecur vetëm në atë shtëpi. Heidi ka ecur krahë një personazhi shumë të fortë që ka qenë Romeo. Heidi është gjysma e saj në atë lojë.
Një çift është gjithmonë i privilegjuar në një format si ky. Heidi dhe Meritoni janë të dy të barazlarguar me mundësitë që i janë dhënë me vëmendjen që kanë patur. Në thelb favorizohen pak çiftet”.
Ndër të tjera ai shtoi se:
“Heidi ka fituar popullaritet. Cilësitë e Heidit pëlqehen në masë, është një vajzë e re e rritur në Itali, por ndërkohë ka ruajtur gjuhën shqipe. Ajo është e artikuluar, e shoh si njeri të medias.
Le ta pranojmë që nuk është kaq e pafajshme sa duket. Nuk është një portret kaq ëngjëllor, ka edhe ajo ato retë e zeza që i kalojnë sipër kokës që fshihet pas tyre. Unë besoj që Heidi fsheh diçka pas buzëqeshjes është një njeri që shpeshherë luan me të pavërtetën, nuk e çon deri në fund të vërtetën e saj. Ashtu sikurse besoj se ajo ka rënë në dashuri dhe është dashuruar me Romeon. Duket nga gjuha e trupit që është e dashuruar”.