Përgjysmohen lindjet në qarqet e Veriut, shkak emigracioni

Numri i lindjeve në Shqipëri ka rënë me shpejtësi sidomos pas pandemisë Covid -19, por në qarqet e veriut rënia ishte sa dyfishi i mesatares kombëtare.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë në se në 9 mujorin e parë të vitit 2023 linden gjithsej 16,353 bebe ose 20% më pak se në të njëjtën periudhe të vitit 2019, por në qarqet e Dibrës dhe Kukësit numri i lindjeve ra me nga 37% për secilin.

Në qarkun e Dibrës lindën vetëm 597 bebe në 9 mujorin 2023 nga 831 në të njëjtin periudhë krahasimit të vitit 2019 para se të niste pandemia Covid-19. Në qarkun e Kukësit linden vetëm 499 bebe nga 787 të tilla që lindën në vitin 2019.

Pas Kukësit dhe Dibrës rënia ishte më e fortë për qarqet e Korçës dhe Elbasanit me nga 31 dhe 30 % secila.

Të gjitha qarqet patën rënie dyshifrore të rënies së lindjeve duke përfshirë edhe kryeqytetin, e cili për të njëjtën periudhe krahasimi pësoi rënie të lindjeve me 11%. Edhe pse popullsia e Tiranës është rritur vit pas viti numri i lindjeve ka pësuar rënie të ndjeshme.

Lajme të tjera |  Rritet numri i kërkesave për të votuar në zgjedhjet e 11 majit, ja sa janë regjistruar deri tani

Në qarqet e veriut rënia e lindjeve po udhëhiqet nga faktorët e emigracionit. Vitet e fundit Dibra dhe Kukësi u përfshinë nga një valë e fortë emigracioni te të rinjve drejt Britanisë së Madhe. Ndërsa në qarkun e Korçës rënia e lindjeve, po ndikohet nga plakja e popullsisë pasi qarku ka pësuar valë më të hershme emigracioni.

Vit pas viti gratë në moshë riprodhuese planifikojnë të lindin gjithnjë e më pak fëmijë. Shtyrja e moshës së martesës, karriera dhe ndryshimi ë stilit të jetesës po i bën gratë shqiptare gjithnjë e më pak të prirura për të krijuar familje edhe për të lindur më shumë se një fëmijë.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se gjatë vitit 2022 norma e fertilitetit ra në 1.21 fëmijë për grua në moshë riprodhimi, nga 1.32 që ishte më 2021. Kjo është rënia më e fortë që nga viti.

Lajme të tjera |  Mbeti jetim/ Burri me tre gra, historia e familjes Zajmi në Mat: Djalin e shtëpisë e martuan që 14 vjeç se ishte më i zgjuari

Kjo do të thotë se në 100 gra në moshë riprodhimi linden vetëm 121 fëmijë, nga 132 fëmijë që lindën më 2021. Që nga viti 2001 me 2023 norma e fertilitetit është përgjysmuar duke rënë nga një nivel 2.31 fëmijë për grua në 1,21 fëmijë.

E krahasuar më të dhënat e Eurostat 2021, Shqipëria shihet të ketë normat e më të ulëta të lindshmërisë në Europë dukë lënë pas vetëm Spanjën (1.19) dhe Maltën (1.13).

Indeksi i fertilitetit është nën normën e zëvendësimit prej 2,1 fëmijë për grua, që do të thotë se një çift nuk arrin të zëvendësojë veten.

 

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us