Përmbytet Greqia, pamje apokaliptike nga Kreta, qielli bëhet portokalli (FOTO)

Një person humbi jetën dhe dhjetëra shtëpi u përmbytën si pasojë e reshjeve të dendura dhe erërave të forta që goditën Greqinë, ndërsa stuhia Erminio kaloi përmes Athinës dhe disa ishujve në Egje.

Autoritetet njoftuan se kishin rikuperuar trupin e një burri në qytezën turistike bregdetare të Nea Makri, 35 km në verilindje të Athinës. Besohet se burri u tërhoq nga rryma dhe mbeti i bllokuar nën një automjet teksa përpiqej të kalonte një rrugë të përmbytur.

Shërbimet zjarrfikëse njoftuan se kishin marrë qindra telefonata për të shpëtuar qytetarë të bllokuar dhe për pastrimin e rrugëve nga pemët e rëna.

Autoritetet ndaluan disa tragete të niseshin nga porti i Porti i Pireut pranë Athinës drejt ishujve grekë.

Në ishullin mesdhetar të Kretës, qielli mori një ngjyrë portokalli të frikshme të mërkurën, ndërsa erëra të forta sollën pluhur nga Afrika e Veriut, duke ndërprerë fluturimet.

Lajme të tjera |  'E bleva 2.9 mln euro dhe e shita 15', Shehaj sfidon politikanët nga vila në Itali: Dilni dhe bëni transparencë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us