PËRPLASJA e Braçes me Lapajn: Fashist i Berishës! Kreu i “Shqipëria Bashkë”: Je përgjegjës nëse preket familja ime

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka akuzuar kryetarin e ‘Shqipëria Bëhet’ për shantazh dhe kërcënime.

Përmes një postimi në Instagram, Braçe duke e cilësuar Lapajn si ‘fashisti i vogël i Sali Berishës’, i bën thirrje atij të mos gënjejë dhë shantazhojë aktivistët e Partisë Socialiste.

Braçe hedh poshtë gjithashtu akuzat e opozitës ndaj mazhorancës për blerje votash, duke thënë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

Reagimi i Braçes:

ME DEGJO MUA TANI TI FASHISTI I VOGEL I SALIH BERISHES;

FATJON LENA NUK ESHTE ZEVENDESMINSTER;

Nuk ka qene kurre zevendeminister e as do qe te jete!

Lista e zevendesministrave eshte publike, eshte ne faqe te qeverise, faqe te cdo ministrie; TI GENJEN!

FATJON LENA ESHTE 34 VJEC DHE NUK KA FIRMOSUR KURRE NE NJE BORDERO SHTETI-ADMINISTRATE, NE NIVEL QENDROR E VENDOR;

Eshte nder shume socialiste te drejte e te ndershem qe nuk kane perfituar “pune shteti” nga pushtetet e PARTISE SOCIALISTE!

Borderote e shtetit jane publike por nuk presin ti verifikosh ti, perkundrazi jane aty per te deshmuar qe ti je nje GENJSHTAR qe as skuqesh e as zverdhes kur genjen cdo dite.

FATJON LENA ESHTE SOCIALIST, PUNETOR PARTIE, VULLNETAR DHE BEN NJE SUPER PUNE CDO DITE ME NJEREZIT E DIVJAKES;

Jo per te blere vota sepse kurre nuk ka ndodhur ne kete territor qe nje socialis, nga une i pari tek me i fundit te bleje vote me leke; gjeje ti njerin e nxirre te thote ndryshe.

NE NUK JEMI AS SALIHU E AS TI-fashisti i vogel i tij!

Tani degjo e mbaje vath ne vesh:

NDALE SHANTAZHIN E KERCENIMIN NDAJ NJEREZVE QE AS I NJEH E AS TE KANE BORXH; vecanerisht ndaj NJEREZVE TE PARTISE SOCIALISTE! NDALE, NDALU, ti dhe EREKEQI yt me te cilin e me parate e te cilit vjen rrotull ne Divjake!

HARROJE TI DHE EREKEQI YT ME VAPOR SE PARATE E NDYRA TE TRAFIQEVE QE JU RRETHOJNE DO TREMBIN QOFTE EDHE NJE SOCIALIST APO DO BLEJNE QOFTE EDHE NJE QYTETAR APO BUJK TE DIVJAKES!

HAAAAARROOOOOOJEEEEEEEEEE!

Menjëherë ka reaguar dhe vetë Adriatik Lapajnë llogarinë e tij. Ai akuzon deputetin socialist se po merret personalisht me të deuke e kërcënuar, madje duke i “sulur” dhe bandat e vjedhjes së votave.

Sipas Lapaj, administrata po detyrohet që të mbledhë nga 5 vota te emigrantët e diasporës.

“Po kërcënoni njerëzit në administratë, o Erion! Ka prova pafund o Erion! Unë ty nuk të kam llogari fare, o Erion! Nga sot, unë dhe krejt familja ime të mbajmë ty përgjegjës për çdo milimetër dëm që më vjen, o Erion”, shkruan Adriatik Lapaj.

Kreu i lëvizjes politike “Shqipëria Bëhet” i drejtohet Erion Braçes duke i kërkuar që të mos e përdorë pushtetin politik për ta kërcënuar.

PËRPLASJA e Braçes me Lapajn: Fashist i Berishës! Kreu i

“Unë jam nga ata që nuk bëj pas, o Erion! Mos e kthe personale”, vijon ai.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us