“Perugia”, arrestohet në Durrës 54-vjeçari, e kërkonte Italia

Një 54-vjeçar është vënë në prangat e policisë në Durrës, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për shkak të një dënimi të marrë në shtetin italian. Arben Malo ishte dënuar me burgim, nga autoritetet gjyqësore në Itali, për disa vepra penale në fushën e narkotikëve dhe në atë të krimeve ekonomike, arrestohet provizorisht për t’u ekstraduar, 54-vjeçari.

Në vijim të aksioneve intensive të Policisë, të kryera në kuadër të operacionit kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar ose kombëtar, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u kap në kuadër të operacionit “Perugia”, dhe u vu në pranga provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Arian Malo, 54 vjeç.

Lajme të tjera |  Flet si kandidat për kryeministër, Berisha: Do të jetë rikthimi i tretë më pozitiv, minus gabimet që kam bërë

Gjykata e Apelit e Perugias e ka dënuar 54-vjeçarin, me 4 vjet e 10 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Mospagimi i taksave dhe sigurimeve shoqërore” dhe “Deklarimi i rremë”, të  parashikuara nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët, për të kryer ekstradimin e shtetasit Arian Malo, në Itali.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us