“Pezullimi i Ballukut…Unike në Europë”/ Bardhi: Kryeministri shërben si zyrë avokatie për të pandehurën, mashtrues publik!

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama për pezullimin e Belinda Ballukut, i cili e cilëson antidemokratik dhe të pa parë ndonjëherë në Europë dhe akund në botë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi ka postuar një video ku rendit disa raste të pezullimit të ministrave në disa shtete europiane, ndërsa krahas saj shkruan se kryeministri po shërben si zyrë avokatie për të pandehurën.

Reagimi i Bardhit:

“MASHTRUES PUBLIK! Unike në historinë e Europës është që Kryeministri shërben si zyrë avokatie për të pandehurën Belinda Balluku dhe që Shqipëria ka Zëvëndëskryeministër një person zyrtarisht të pandehur për abuzim me detyrën.”

Lajme të tjera |  Kur e kuptuat që Rama-Berisha janë bashkë: në Zvërnec apo në Gërdec?

Kryeministri Rama përsëri sërish sot në podcastin “Flasim” qëndrimin e tij kundër vendimit të GJKKO-së për pezullimin e Ballukut, duke cilësuar një precedent të rrezikshëm. Lidhur me çështjen, teksa theksoi se është Kushtetuesja ajo që do t’i japë drejtim, kreu i qeverisë citoi çfarë thotë Komisioni i Venecias dhe Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut për këtë rast.

“Qëndrimi i Venecias është shumë i prerë gjykatat nuk mund të pezullojnë anëtarë të kabinetit të qeverisë, sepse duke bërë këtë cenojnë balancën e pushteteve. Për sa kohë një ministër është figurë politike, pjesë e ekzekutivit dhe përgjegjës para parlamentit dhe kryeministrit, nëse gjykata e pezullon praktikisht ajo ndërhyn në punën e qeverisë, ndërron përbërjen e ekzekutivit, merr kompetenca që i takojnë kryeministrit dhe Presidentit. “, tha Rama.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us