“Pive kafe me Edin, Lulo?” – Basha i përgjigjet komentuesit: Pinë vetëm ata që marrin kulla nga Rama!

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, zhvilloi një komunikim live me ndjekësit në Facebook, ku iu përgjigj komentuesve.

Një nga qytetarët e pyet me ironi nëse kishte pirë kafe me kryeministrin Edi Rama, ndërsa Basha iu përgjigj duke thënë se kafen e pinë ata që marrin kulla nga Rama

Pjesë nga biseda:

Qytetari: Pive kafe me Edin, Lulo? Ai po të jep një rrogë të mirë, veç për të bërë pak lojëra?

Lulzim Basha: O Jonuz, ti e di fare mirë se kush pi kafe me Edi Ramën kafen e pinë ata që marrin kulla nga Edi Rama. Ku ke qenë ti këto kohë? Nuk e ke marrë vesh? I kemi çuar në SPAK, se si bashkohen bashkë për kullat, se si bashkuan votat për të liruar të korruptuarit. Ta hoqën ty të drejtën për të zgjedhur deputetët që doje, sepse i bënë me lista të mbyllura. Fare mirë e di ti, Jonuz, jo kafe, por gjakun ua pi Trekëndëshi i Bermudës me në krye Edi Ramën.

Sa më do mua Edi Rama, e mori vesh gjithë bota, kur u kap me presh në duar duke paguar për të korruptuar zyrtarin e lartë të FBI-së, McGonigal. Siç e kapi media amerikane dhe pastaj e konfirmoi gjykata amerikane, që e dënoi me burg — vetëm e vetëm për të më bërë gropën mua. Gropë në të cilën ra vetë brenda. E kanë marrë vesh të gjithë, prandaj thirri mendjes, dhe ndëshkoji me votë ata që, bashkë me kafen, ta pinë edhe gjakun – bashkë me Edi Ramën.

Lajme të tjera |  Rama ironizon Berishën: Çfarë do bëjë, do u ngrejë tavanin atyre në Bruksel?

Ndërsa vota për mua dhe Koalicionin Euroatlantik është vota që edhe ata që i ka marrë malli për Edi Ramën te 7×7=313, të mos i marrë më malli – por të jenë të gjithë bashkë atje ku e meritojnë: para ligjit dhe para SPAK-ut.

Basha, iu përgjigj një komentuesi që e pyeti për hetimet mbi rrugën Durrës-Kukës.Ai theksoi se drejtësia nuk ka gjetur kurrë prova për ndonjë abuzim nga ana e tij, pavarësisht sulmeve politike ndër vite.

Qytetari: Po ti Luli, i mbylle hesapet me drejtësinë për rrugën Durrës-Kukës?

Lulzim Basha: Astrit, e kam thënë dhe po ta përsëris, rruga Durrës-Kukës, është krenaria e jetës time. Ta dija se me gjithë luftën dhe baltën që bënë, aty do ta mbyllja jetën time politike, prap do të isha shumë I lumtur për atë vepër shekullore, për atë amanet brezash që lidh Shqipërinë me Kosovën dhe që është kthyer në një arterie gjigande për ekonominë shqiptare. Ata që u përpoqën ta bëjnë pis, dhe që u përpoqën të hapin një çështje inekzistente kundër meje, e morën përgjigjen pikërisht nga drejtësia: Nuk kishte asnjë akuzë që Prokuroria mund të formulonte dhe gjykata ta gjykonte.

Por kam pasur mor Astrit 15 vite kohë, 12 vite kohë që ka pushtetin me akuza e me propagandë e me trushplarje ta çonte prap në Prokurori në qoftë se do kishte një fakt të vetëm në abuzim nga ana ime në rrugën e Kombit. Po nuk e gjejnë dot mor Astrit. Se kata i masin gjërat me kutin e vet, për këta është e paimagjinueshme që të bësh një vepër të tillë madhore pa vjedh. Ndërsa për mua rruga e Kombit mbetet krenaria e jetës time. Ndaj për t’i dhënë një përgjigje një herë e mirë kësaj pune, bashkohu dhe ti me Koalicionin Euroatlantik të bëjmë vettingun e politikanëve, ta fillojmë nga unë Astrit. Të bëhet kontrolli pasurisë time, i familjes time, i rrethit shoqëror, i lidhjeve të papërshtatshme, por ama të 140 deputetët, I gjithë kabineti qeveritar, gjithë drejtuesit të lartë të shtetit, vit për vit veting politikanëve njësoj siç ia bëmë gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Lajme të tjera |  “Fitojnë 4 milionë euro në vit të qytetarëve”, Ola Xama zbulon se si abuzojnë bankat me sigurimet për jetën dhe pronën

Kam një vit e gjysmë që e kamçuar këtë projektligj në Parlamentin e Shqipërisë dhe nuk e sjellin as në rend dite, o Astrit. Se kanë frikë, as nuk u shkon në mendje ta miratojnë se e kanë mizën nën kësulë. Dhe e dyta, kur të vij momenti I votimit, kuptohet që ata që votojnë kundër, e që flasin kundër korrupsionit në fakt janë më të korruptuarit. Kështu që unë flas me vepra Astrit, krenar për rrugën e Kombit, pro vetingut të politikanëve, pro kontrollit të pasurisë së politikanëve, pro SPAK-ut. Se lekët nuk mund të jenë edhe në xhepat e tu edhe në xhepat e shokëve tek 313-ta.  Kështu që voto Koalicionin Euroatlantik t’i japim më shumë fuqi SPAK-ut dhe paret të jenë në xhepat e tu dhe të shokëve të tu e të familjes tënde.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us