Plas në Kuvend! Deputetët e PD përplasen fizikisht me gardistët

Nuk ka vonuar skenari i deputetëve të opozitës për të shkaktuar kaos në Kuvend, ku janë përplasur me punonjësit e Gardës, që i kanë ndaluar të grumbullojnë karriget pranë foltores.

Edhe pse me 6 deputetë të përjashtuar, përfshirë Sali Berishën, Flamur Nokën, Gazment Bardhin apo Albana Vokshin, deputetët e mbetur të opozitës në sallë kanë mundur që të krijojnë sërish tensione.

Ervin Salianji, Bledion Nallbati dhe Xhelal Mziu janë ata që qëndrojnë në krye të aksionit të opoziyës në Kuvend.

Deputetët u janë nënshtruar kontrolleve në hyrje të Kuvendit, për të shmangur futjen e tymueseve dhe sendeve të paligjshme.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us