Policia e Kosovës për aksidentin TRAGJIK: Tre VIKTIMAT në Prizren ishin këmbësorë!

Policia e Kosovës ka reaguar në lidhje me aksidentin e frikshëm që i mori jetën tre të rinjve në Kosovë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova” në Prizren.

Në njoftim bëhet me dije se tre viktimat ishin këmbësore që po shikonin garën e makinave.

Sipas policisë dyshohet, se shoferi ka humbur kontrollin e automjetit dhe për pasojë ka përplasur tre të rinjtë.

Si pasojë e aksidentit, përpos 3 viktima, po ashtu kanë pësuar lëndime edhe tre persona të tjerë, që janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmën mjekësore.

Pas ngjarjes së rëndë, policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar.

Njoftimi i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Autostrada-Ibrahim Rugova, (km-15) 16.12.2023-22:45. Gjatë garës në autostradë i dyshuari kosovar dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin e tij dhe për pasojë ka goditur tre persona meshkuj kosovar-këmbësorë.

Si pasojë, tre personat e goditur kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në spital.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i rastit dhe me vendimin e tij (tre) trupat e pajetë pasi është konstatuar vdekja e tyre nga ekipi mjekësor, janë dërguar në IML për obduksion.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është arrestuar. Hetimet lidhur me këtë aksident janë duke u kryer nga njësitet relevante policore,” thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të tjera |  FOTO-LAJM/ Presidentja Osmani takon presidentin e zgjedhur Donald Trump në katedralen 'Notre-Dame'

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us