Policia ndëshkon qytetarët që nuk respektojnë vijat e bardha, 1 mijë lekë gjobë për këmbësorët

Policia ka nisur gjobat ndaj këmbësorëve që kalojnë në mënyrë të gabuar rrugën.

Masat ndëshkuese janë aplikuar ndaj atyre qytetarëve që nuk respektojnë vijat e bardha, apo që kapërcejnë bordurat e rrugëve.

Gjoba parashikohet në vlerën e 1 mijë lekëve, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Kjo nismë e policisë rrugore të Tiranës, vjen pasi këmbësorët shpesh herë janë bërë burime aksidentesh.

Lajme të tjera |  "Banoj te 313-ta, jam beqar"/ Dëshmia e Metës në GJKKO: Kryemadhi s’ka pse mban përgjegjësi për CEZ-DIA

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us