Poloni, policia hyn në pallatin presidencial dhe arreston ish-ministrin e Brendshëm

Një përshkallëzim dramatik po ndodh në Poloni, në betejën për të rivendosur sundimin e ligjit. Policia ka hyrë në pallatin presidencial të martën mbrëma dhe ka arrestuar ish-ministrin e brendshëm Mariusz Kaminski dhe bashkëpunëtorin e tij Maciej Wojcik, të cilët fshiheshin nën mbrojtjen e Presidentit Andrzej Duda, pasi u dënuan me burgim për shpërdorim detyre.

Arrestimet nxjerrin në pah betejën midis Dudës dhe kryeministrit të ri Donald Tusk, i cili po kërkon të ndryshojë 8 vitet të qeverisjes nga Partia Nacionaliste, konservatore e Ligjit dhe Drejtësisë (PiS) dhe të përjashtojë besnikët e qeverisë së mëparshme nga pozicionet kyçe të institucioneve,siç janë mediat, gjykatat dhe kompanitë shtetërore.

Duda, megjithatë, shkruan Politico, ka ende aftësi të konsiderueshme për të bllokuar përpjekjet për reforma të Tusk. Rasti i dy deputetëve të dënuar të PiS-it, të cilët gëzonin mbrojtjen presidenciale, u bë shpejt pikë referimi në betejën mes dy kampeve, derisa policia bëri arrestime.

Lajme të tjera |  “Nuk kam qenë e dashura e tij, më përndiqte”, flet gruaja e plagosur në Korçë

Qeveria e re e Tusk, e cila fitoi zgjedhjet në tetor, dëshiron të riformësojë vendin për ta sjellë atë në përputhje me rregullat demokratike të BE-së, duke zhbllokuar miliarda fonde të ngrira të BE-së dhe duke e bërë Varshavën përsëri një fuqi evropiane.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us