Presidenti i Koresë së Jugut nën hetim për kryengritje, të shtunën mbahet votimi për mocion

Autoritetet e Koresë së Jugut kanë nisur hetim për presidentin Yoon Suk Yeol pasi dyshohet për “kryengritje” pas shpalljes së gjendjes ushtarake. Yoon nuk ka dhënë asnjë deklaratë publike që kur votimi urgjent në parlament e detyroi atë që të anulonte vendimin për gjendjen e jashtëzakonshme ushtarake dhe tashmë është nën presion për dorëheqje.

Partitë opozitare kanë paraqitur një mocion për shkarkimin e tij, i cili tani pritet të hidhet në votim të shtunën. Mocioni i opozitës ka nevojë vetëm për mbështetjen e tetë deputetëve të partisë në pushtet, por partia e Yoon thotë se do të bllokojë përpjekjet për ta detyruar atë.

Presidenti Yoon tha se do të shpallte ligjin ushtarak për të mbrojtur vendin nga “forcat komuniste të Koresë së Veriut”, por vëzhguesit thonë se ai po përballej me problemet e tij politike dhe po përpiqej të merrte pushtetin. Ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut, i cili shumë pretendojnë se qëndron pas urdhrit të ligjit ushtarak të Yoon, ka dhënë dorëheqjen dhe ka kërkuar falje për përfshirjen e tij.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us