Presidenti ktheu ligjin për shtetësinë, Rusmajli jep arsyet tek ‘Siguria’

Komisioni i Sigurisë ka diuskutruar këtë të hënë në mbledhjen e zhvilluar online dhe ligjin e Qevrerisë për shtetësinë që u rikthye sërish në Kuvend nga Prersidenti Bajram Begaj. I ftuar në komision, këshilltari i Kreut të Shtetit Ilir Rusmajli sqaroi arsyet e kthimit të ligjit. Sipas tij, Kushtetuta kërkon votimin e ligjeve në 3 komponentë: Votimi në parim, nen për nen dhe në tërësi. Ndërkohë në votimin e këtij ligji, Rusmajli tha se nuk është arritur shumica e cilësuar që kërkon 3/5.

Po ashtu ai shtoi se Presidenti ka të drejtë të vendosë veton ndaj ligjeve, për defekte që i përkasin sferës së të drejtës kushtetuese.

Ilir RusmajliLigji për shtetësinë kërkon miratim me shumicë të cilësuar prej 3/5 e votave. Nga dokumentacioni kemi konstatuar se në grupin e amendamenteve që janë bërë në seancë, nuk është siguruar dot shumica e cilësuarNjë pjesë e dispozitave krijojnë hapësire për disbalancim të praktikës së dhënies së shtetësive. Tërheqim vëmendjen që të merrni në konsideratë respektimin e parimeve bazë për dhënien e shtetësive. 

Ndërkohë Komisioni i Sigurisë, ku të pranishëm ishin vetëm deputetët e maxhorancës nuk mori një vendim në këtë mbledhje duke e shtyrë për mbledhjen e radhës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us