Presidenti i SHBA, Donald Trump ka bërë foton familjare me liderët që janë të pranishëm në takimin inaugurues për Bordin e Paqes që sapo ka nisur në Uashington DC.
Më herët, para se të realizohjej fotoja familjare, presidenti i SHBA u takua me disa nga liderët dhe me kryeministrin Edi Rama.
Bordi i Paqes u njoftua në Forumin e Davos të Zvicrës javë më parë, ndërsa sot është edhe takimi i parë inaugurues.
E pranishme është edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Bordi u krijua si pjesë e planit të paqes prej 20 pikash për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza.
Por që nga armëpushimi i arritur në muajin Tetor, vizioni i Trump për bordin ka ndryshuar dhe ai dëshiron që ai të ketë një mandat edhe më ambicioz, një mandat që krahas Gazës, do të ndihmojë në zgjidhjen e konflikteve në të gjithë botën.





