Partia Demokratike dhe ajo e Lirisë janë mbledhur para Bashkisë së Tiranës. Edhe pse tubimi ishte paralajmëruar që në orën 10.00 të paradites, tubimi nisi një orë më vonë. Lejen për organizimin e protestës e ka marrë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, me përfaqësuese Adriana Kalanë, por edhe anëtarë të Këshillit Bashkiak të dy forcave opozitare.
Por ndërkohë që jashtë ka nisur protesta, brenda kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka pritur në një takim ambasadoren e Francës në Shqipëri, Catherine Suard me të cilën foli për disa çështje lidhur me kryeqytetin dhe mbarëvajtjen e tij. Megjithatë nuk dihet nëse brenda në godinë është ende Veliaj.






