Protestë para ambasadës shqiptare në Itali kundër arrestimit të Berishës, Budina: Në Shqipëri është instaluar diktatura

ITALI- Një tjetër protestë është organizuar ditën e sotme nga disa shoqata shqiptare në Itali kundër arrestimit të liderit të opozitës, Sali Berisha.

Këtë herë protesta u mbajt përballë ambasadës shqiptare, ku pjesëmarrës ishte dhe aktori Edmond Budina ku u shpreh se sot në Shqipëri komandon krimi i gërshetuar me pushtetin dhe jemi në një diktaturë nën petkun e demokracisë

“Është e natyrshme që të protestosh kundër kësaj qeverie mafioze që i shërben vetëm krimit. Arrestimi i shefit të opozitës  është fundi dhe ne  e kemi paralajmëruar se jemi në diktaturë, e kemi paralajmëruar edhe në shembjen e tetarit për atë që i kanoset qeverisë dhe burgosja e Berishës është i vetmi që mund të mbledhë vota dhe prandaj ata e luftojnë.

Unë kurrë nuk ka fituar gjë nga partitë politike dhe as nga Berisha por protesta ime sot është në kundërshtim të asaj që po i ndodh opozitës në Shqipëri dhe jam në protestën mbështetëse që kanë nisur qytetarët shqiptar në Itali.

Nëse mund ti ndodhë të gjithëve kjo gjë dhe po shko vendi drejtë diktaturës nën petkun e demokracisë, atje ka një mafie e cila është bashkuar me pushtetin politik dhe është rreziku më i madh që po i ndodh Shqipërisë. Ne protestuam në mënyrë paqësore ndaj shembjes së teatrit dhe për pak njerëzit kishin mbetur në rrënojat e teatrit pasi u shemb teksa njerëzit po qëndronin brenda. Nuk duhet më fjalë por duhet që të veprohet pasi koha e fjalëve ka marrë fund.”, tha ai.

Lajme të tjera |  Operacioni ‘Ura’, gazetari: U godit maja e piramidës! Nëse ‘zbërthehet’ Google Pixel, mund të zbardhet vr*sja e Ervis Martinajt

Kujtojmë se edhe disa ditë më parë u protestua për të njëjtën arsye nga qytetarët shqiptarë para parlamentit italian.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us