Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e Krishlindjes në Kretë, ku një shqiptar ka qëlluar më armë në drejtim të një makine të parkuar në zonën e “Kainourgias Portas”. Burime për mediat greke raportojnë se shqiptari është arrestuar dhe ka pranuar krimin.
Makina u godit në pjesën e pasme. Sipas burimeve të Policisë, ajo që ai ka pohuar në deklaratën e tij, përveçse ka pranuar atë që ka bërë, është se ka dashur të testojë armën për të parë nëse do të shkrepë, duke shkaktuar atë që ka ndodhur.
Pas ngjarjes me makinën, sipas hetimeve rezulton se ky person tentoi të kryente një grabitje në një dyqan, por nuk ia doli dhe u arrestua sot nga policia.