31 bashki që kanë probleme financiare për shkak të keqmenaxhimit do t’u jepen nga qeveria 2 miliardë Lekë për të shlyer detyrimet e prapambetura.
Për kryetarin e Shoqatës së Bashkive, Agron Haxhimali, ky është një lajm pozitiv sa i takon reduktimit të borxhit të akumuluar, por nga ana tjetër i bën njësitë e qeverisjes vendore dembele në përmirësimin e bilanceve të tyre financiare
Për Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, kjo shtesë granti në formën e transfertës së pakushtëzuar nuk do të përfshijë Bashkinë më të madhe në vend, atë të Tiranës, për shkak të të ardhurave të shëndosha.
“Bashkia e kryeqytetit ka nevojë për një status të veçantë në të gjitha dimensionet, por edhe në çështjet financiare”.
Ndërkohë 61 bashkitë në vend janë në monitorim nga qeveria, e cila kërkon nga to efikasitet në mbledhjen e taksave, shërbim ndaj qytetarit dhe shlyerjen e borxheve të prapambetura, për të mos rritur më tej stokun e tyre./Tv Klan