Qielli bëhet i kuq/ Tym dhe flakë nga riaktivizimi i zjarrit në Lushnjë (VIDEO)

Qielli është kthyer në ngjyrë të kuqe nga flakët që janë riaktivizuar në qendrën tregtare në Lushnjë.

Kësaj here zjarri ka përfshirë tarracën e qendrës tregtare ku ndodhet dhe një lokal veror dhe zyrat e administratës. Në pjesën e lokalit janë djegur pjesa e dyshemesë dhe disa pemë.

Sipas informacioneve lokali ndodhet midis dy godinave, në katin e katërt të qendrës tregtare, ndërsa zjarrfikësit janë rikthyer sërish në aksion për të shuar vatrën.

Në këto momente janë duke u ulur flakët e zjarrit, ndërsa në katet më poshtë po punohet për izolimin e flakëve.

Në asnjë nga godinat nuk ka banorë, ndërsa policia ka rrethuar me perimetër sigurie zonën. Po punohet me forca të shumta zjarrfikëse për të minimizuar flakët.

Lajme të tjera |  Bardhi denoncon: Policia e Shtetit braktis prokurorët dhe gjyqtarët! Nuk është e pranishme në protestën e paligjshme para SPAK-ut

Kujtojmë se dhjetëra qytetarë përjetuan momente tmerri kur një zjarr i rënë në katin e tretë të një qendre tregtare në Lushnjë u përhap me shpejtësi në apartamentet sipër tij rreth orës 14: 40.

Zjarrfikës, forcat RENEA dhe ato policore u angazhuan për disa orë me qëllim shuarjen e flakëve në pallatin 12 katësh dhe kërkimin për qytetarë të bllokuar në banesa.

Dyshimet e para për shkakun e zjarrit janë mbingarkesa e kondicionerëve, pasi qendra tregtare ishte e mbipopulluar nga dyndja për festën e Krishtlindjes.

Rreth 40 qytetarë dhe tre zjarrfikës kanë marrë ndihmë mjekësore në spital, pasi u nxorën nga godina, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us