Raketa e dyshuar ruse bie mbi Poloni, reagon me urgjencë kreu i NATO

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka reaguar pasi një raketë ruse është rrëzuar në territorin e Polonisë, pranë kufirit me Ukrainën.

Teksa është konfirmuar se objekti i paidentifikuar që ra në territorin polak ishte raketë, tashmë mbetet për t’u verifikuar nëse i përkiste Rusisë, apo sistemit të mbrojtjes së ushtrisë ukrainase.

Kujtojmë se Rusia ndërmori sot një sulm të madh me raketa dhe dronë ndaj disa qyteteve ukrainase, duke shënjestruar infrastukturën civile dhe duke vrarë 19 civilë e plagosur 132 të tjerë.

“Bisedova me Presidentin Andrzej Duda për incidentin me raketë në Poloni. NATO solidarizohet me aleatin tonë të çmuar, po monitoron situatën dhe ne do të qëndrojmë në kontakt pasi të vërtetohen faktet. NATO mbetet vigjilente”, ka thënë Stoltenberg.

Lajme të tjera |  “Mesazhet janë të manipuluara”, Bardhi reagon pas njoftimit të SPAK: Të zbulohen autorët e sajesave

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us