Rama: Burrat që s’e kuptojnë rëndësinë e gruas janë gjysmakë! Edhe unë jam çyryk nëse…

Kryeministri Edi Rama, nga Durrësi, ka deklaruar se burrat që nuk kuptojnë pse zhvillon takime vetëm me gra dhe vajza, janë gjysmakë.

Ndër të tjera ai tha se “edhe unë se nuk kuptoj rolin e gruas time dhe pozicionin tim në krah saj, jam çyryk.”

“Pse bëj mbledhje vetëm me gratë dhe vajzat? Ky ka filluar të bëhet problem për burrat. Burrat që bëjnë problem këtë janë gjysmakë, janë çyrykë. Sepse edhe unë se nuk kuptoj rolin e gruas time dhe pozicionin tim në krah saj, jam çyryk.

Shqipëria, para se ne të bëjmë këtë revolucionin dhe të hapnim rrugën për kaq shumë gra, ishte gjysmak. Nuk kishte në fuksion gjysmën më të mirë të saj. Përkundrazi e shtypte dhe e anashkalonte.

Këneta burra dynjaja. Por në PS kishte 12% gra. 90% burra. Imagjinoni të keni në shtëpi 9 burra dhe ju vetëm. Një edhe mezi. Sot kemi 40% gra. Ju nuk duhet të ndaleni të bëheni 50%”, tha ai.

Lajme të tjera |  Rama: Pensioni minimal 200 euro, mesatari 400 euro. Ata që sot iu qajnë hallin pensionistëve, shkatërruan sistemin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us