Rama ‘skaner’ Qeverisë më 9 janar

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë më datë 9 Janar kabinetin qeveritar, ku do t’i bëhet “skaner” punës së Qeverisë për vitin 2023 ndërsa do të diskutohen dhe objektivat e vitit 2024. Mësohet se mbledhja do të jetë me dyer të mbyllura. Ministrat do të prezantojnë objektivat e arritura nga dikasteret që mbulojnë ndërsa do të prezantojnë përpara kreut të ekzekutivit dhe objektivat e këtij viti.

Ndërkohë nuk ka zëra për ndryshime në qeveri. Për herë të fundit, Edi Rama ‘rifreskoi’ kabinetin në mbledhjen e asamblesë socialiste në muajin Shtator.

Ndërsa kabineti qeveritar është mbledhur për herë të fundit në formatin “retreat” në korrik të vitit të shkuar në një takim dy ditor në Tepelenë.

Lajme të tjera |  KLGJ reagon ndaj deklaratave të kryeministrit Rama: Kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj pavarësisë dhe sundimit të ligjit!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us