Një raporti i fundit nga Qendra Europiane e Monitorimit të përdorimit të drogave, EMCDDA përshkruan tregun evropian të heroinës, nga prodhimi dhe trafikimi, deri te shpërndarja dhe përdorimi. Katër rrugë kryesore përdoren për trafikimin e heroinës nga Afganistani në Evropë: Ballkani, Jugu, Kaukazi dhe Veriu.
Analiza përshkruan se si trafikantët po rregullojnë rrugët dhe metodat për të minimizuar rreziqet dhe për të shfrytëzuar mundësi të reja. Shqipëria është e vetmja rrugë ballkanike që lidh tregun global të heroinës. Sipas hartës së publikuar, Shqipëria është ndër tre rrugët e vetme në Europë të këtij trafiku, bashkë me Mbretërinë e Bashkuar dhe Turqinë.

Heroina dërgohet nga Turqia në BE përgjatë tre degëve të rrugës ballkanike:
dega jugore – tokësore përmes Greqisë dhe Shqipërisë ose duke përdorur metoda detare përmes Detit Mesdhe,
dega qendrore – përmes Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Malit të Zi, Bosnjë-Hercegovinës, Kroacisë dhe Sllovenisë, dhe në Itali ose Austri, kryesisht nga toka,
dega veriore – një rrugë tokësore nga Bullgaria në Rumani dhe prej andej drejtpërsëdrejti në tregjet e konsumit në BE-në qendrore dhe perëndimore.
Pikërisht rruga jugore ajo përmes Shqipërisë, ka marrë më tepër rëndësi. Së fundi, përdorimi në rritje i pikave të shumta të transportit për kontejnerët përgjatë rrugës jugore potencialisht e bën më të vështirë për autoritetet që të bëjnë përgjime bazuar në analizën e origjinës së një dërgese, duke reduktuar rrezikun e ndalimit për trafikantët.
Nga raporti vlerësohet se vendi ynë është rruga më e shkurtër për të futur drogën e Lindjes së Mesme në Europë. Sasitë e heroinës që merren nga Serbia në Hungari, në Maqedoni dhe Kosovë kalojnë në Shqipëri. Nëpërmjet portit të Durrësit heroina kalon në Itali.

Shqipëria është një ndër vendet në listën e atyre që raportohen si vend origjinë apo vend tranziti për të transportuar heroinën për periudhën 2018-2021./ZËRI