Shkarkimet në televizionin shtetëror polake “TVP” të kryera me urdhër të Kryeministrit të ri Donald Tusk, si shenjë e një reformimi që sipas tij, synon paanshmërinë, kanë sjellë përplasje mes tij dhe Presidentit Andrzej Duda.
Media shtetërore, dhe në veçanti kanali i lajmeve TVP Info, u akuzuan se ishin shndërruar në media për propagandë nën sundimin e partisë nacionaliste Ligj dhe Drejtësi (PiS). Duda i tha transmetuesit privat Radio Zet se zbatimi i papritur i këtyre ndryshimeve binte në kundërshtim me kushtetutën duke shmangur procedurat e duhura parlamentare.
“Këto janë veprime krejtësisht të paligjshme”, tha ai.
“Kjo është anarki”, shtoi ai.
Ligjvënësit e PiS, disa prej të cilëve kishin marrë pjesë në protestat në zyrat e TVP-së, dolën nga dhoma e parlamentit të enjten pasi mocioni i tyre për të mbajtur një debat mbi ndryshimet në mediat shtetërore u rrëzua nga shumica. Qeveria e re e konsideron vetë Dudën të jetë përfshirë në shkelje të shumta të kushtetutës gjatë tetë viteve në pushtet të PiS.