RENDITJA/ Derbi as ngriti dhe as uli të dy skuadrat, Partizani nën “kërcënimin” e Dinamos dhe Tirana ende në zonën e rënies

Egnatia vazhdon të mos i ndahet vendit të parë. Rrogozhinasit fituan ngushtë ndaj Elbasanit po kaq mjafton që Superiorja të kryesohet nga skuadra e Edlir e Tetovës.

Vllaznia po ashtu korri sukses, po ndryshe nga kampionët në fuqi shkodranët ia dolën pa shumë vështirësi. Në “Loro Boriçi” Bylisi nuk pati fuqi t;i përmbahet kueqbluve që vulosën fitoren me 3 gola në shtëpi. Aq mjaftoi që Vllaznia të parakalojë Partizanin në renditje dhe të mos i ndahet synimit për vcendin e parë.

Të kuqtë që u parakaluan nga ekipi i Brdaric dolën pa humbje në derbi. Tirana kaloi e para në avantazh, por “Demat” në fund morën 1 pikë në derbin historik që siç pritej u shoqërua me tensione. Partizani ngel në vend të tretë, një fitore larg Vllaznisë, ndërsa bardheblutë gjenden sërish në zonën e ftohtë të tabelës ku sot rrezikojnë të parakalohen nga Teuta ose të barazohen me pikë me Skënderbeun.

Lajme të tjera |  Mbrojtësi i Evertonit paralajmëron Anglisë: Kujdes Brojën, është lojtar që bën diferencën

Kujtojmë që Superiorja nuk është mbyllur ended he priten dy takime sot për të përmbushur pasqyrën e klasifikimit. Skënderbeu-Laçi dhe Teuta-Dinamo mbyllin javën dhe në varësi të tyre do të mësohet më shumë për zonën e rënies dhe zonën e Final Four.

RENDITJA/ Derbi as ngriti dhe as uli të dy skuadrat, Partizani nën

Renditja e Superiores

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us