Organizata botërore e futbollit, FIFA ka përditësuar këtë të enjte renditjen e re globale të futbollit për meshkujt. Shqipëria renditet në vendin e 62 në botë, ndërsa Kosova është e 101-ta.
Kuqezinjtë ndodhen në këtë vend në kualifikim, edhe për faktin se Shqipëria arriti të kualifikohej në Europianin e Gjermanisë. Renditja më e mirë ndonjëherë e kuqezinjve ka qenë në vitin 2015, kur Shqipëria u kualifikua në Europianin e Francës. Në atë kohë renditeshim në vendin e 22.
Ndërkohë, Kosova është në vendin e 101, të njëjtin pozicion që mbante edhe 1 muaj më parë. Dardanët nuk ishin në momentin e tyre më të mirë dhe nuk arritën të kualifikohen në Gjermani.
Në renditjen botërore, kryesojnë kampionët e botës, Argjentina. Pas argjentinasve, vjen Franca, Anglia, Belgjika, Brazili.