Autoritetet në Serbi kanë refuzuar që ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Zveçla të vizitojë Luginën e Preshevës. Numri një i Ministrisë së Brendshme të Kosovës kishte parashikuar që nesër të zhvillojë një vizitë në Luginë, por duket se kjo nuk do të ndodhë.
Njoftimin për refuzimin e vizitës, pala serbe ja ka deklaruar Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd.
Sipas agjendës, ministri Zveçla do të vizitonte Medvegjën në orët e para të mëngjesit, në mesditë do të shkonte në Bujanoc dhe pasdite në Preshevë. Kujtojmë se Xhelal Zveçla nën cilësinë e ministrit të Brendshëm të Kosovës ka publikuar fakte e prova se pas sulmit në Banjskë të Zveçanit, qëndron Serbia.