Rrëshqet në lumë 65-vjeçari në Shkodër, polumbarët nisim kërkimet

Një 65-vjeçar, teksa po peshkonte në breg të lumit Buna, ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujë. Polumbarët kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet e trupit të shtetasit nga Kosova, Hashim Syla, 65 vjeç.

Syla është banor i Mitrovicës. Kërkimet për gjetjen e trupit të tij janë duke u kryer në bashkëpunim me polumbarët e Repartit “RENEA”.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 11:50, teksa peshkonte në bregun e lumit Buna, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujërat e lumit, shtetasi kosovar H. S., 65 vjeç, banues në Mitrovicë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit, kërkime të cilat do të bëhen dhe në ujërat e lumit Buna, në bashkëpunim me polumbarët e Repartit “RENEA”.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Lajme të tjera |  Drejtuesi i fushatës së presidentit të SHBA flet si konsulent i PD: Berisha si Donald Trump, ne do ta bëjmë Shqipërinë të madhe sërish

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us