“Salianji mori më shumë vota, Spaho burrë i vjetër”/ Demokrati i përgjigjet Grida Dumës: Ke fituar ndonjëherë ti? (DEBATI)

Deputeti demokrat Edmond Spaho i është përgjigjur Grida Dumës, pasi ajo e mori si shembull në emisionin “Top Story” për faktin nuk doli i pari në votat personale në zgjedhjet e vitit 2021. Ish-deputetja e Partisë Demokratike tha se vota preferenciale e njerëzve ishte për ish-deputetin e PD-së Ervin Salianjin, i cili tashmë është dënuar me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit për “kallëzim të rremë”. Duma tha se ka pasur drejtues politik që kanë kërkuar votën tek njerëzit dhe kanë marrë vota individuale pa partinë. Ajo mori si shembull Spahon, i cili ishte në Korçë drejtues politik, por vota e njerëzve ka qenë për ish-deputetin Ervin Salianji.

“Më 2021 është se askush nuk do të kërkonte votë individuale është se do të kërkonte votë partie. Ka pasur disa individë, ata kanë dalë më të votuarit, ka pasur dhe disa që e kanë respektuar dhe ia kanë çuar partisë. Tani strategji e mirë apo e keqe nuk ka rëndësi. Në Korçë Spaho ka qenë drejtues politik, dhe në atë rast drejtuesi politik automatikisht duhet të merrte se ka qenë etj. Vota preferenciale e njerëzve ishte për Salianjin. Në këtë sens, kanë qenë dhe tre deputetë që kanë marrë më shumë se drejtuesi politik. Këtu ka një problem, si ka mundësi që drejtuesi politik vihet me më pak peshë, nuk e kam me Spahon se ai është burrë i vjetër. Vota nuk është fat, është meritë. Ka pasur drejtues që e kanë kërkuar një me një votën, nuk dua të dalim për njerëz që i kemi miq”, tha Duma.

Lajme të tjera |  Sali Berisha flet në takimin me emigrantët në Itali: Përulem para kombit mik, nuk i harroj kurrë takimet me Berluskonin

Menjëherë pas kësaj reagoi Spaho përmes një postimi në rrjetet sociale, ku tha se në zgjedhjet e 2021 zhvilloi fushatë për Partinë Demokratike pa kërkuar votë personale dhe qarku i Korçës e realizoi objektivin. Demokrati i kujton gazetares se dy herë që ajo garoi nuk fitoi, por mori pozicionin si nënkryetare e PD-së pavarësisht humbjes. Ai shton se gjatë karrierës së tij politike, ka humbur vetëm dy herë kur ka punuar me të në vitin 2015 dhe në vitin 2023, kur “Rithemelimi” garoi pa vulë.

“Pergjigje e detyruar Grida Dumes e cila me mori si shembull ne emisionin e te Enjtes ne mbremje se perse nuk dola i pari ne vote personale ne zgjedhjet e vitit 2021:

Ne zgjedhjet e vitit 2021 une zhvillova fushate per PD pa kerkuar vote personale. Rezultati ishte nje mandat me shume PD ne Korce se ne vitin 2017. Qarku i Korces ishte nje nga 3 qarqet qe realizoi objektivin. Une isha i vetmi konkurent ne Korce qe ne zonen qe me ishte caktuar kisha konkurent nga forca ime politike, i cili mori 3000 vota. Te tjeret nuk i paten keto “favore”.

Une nuk hyra ne zonat e te tjereve per ti kerkuar struktures se PD te votoje per mua sic beri ndonje. Une kisha 18.500 votues ne zonen qe mbuloja. Te tjere kane pasur 28.000 votues. Nuk po flas per marifete te tjera.

Tung Grida!

15.000 vota prapa si ti ne Durres ne 2015 apo votat qe more ne Kavaje ne 2021 nuk kane per te ndodhur me mua. Humbe ne Kavaje por u gradove N/Kryetare e PD. A ke fituar ndonjehere Grida sa kohe ishe ne politike? Une kam humbur vetem nje here ne 2017 nga 6 perballje elektorale qe kam pasur per deputet ne Kuvendin e Shqiperise. Sa jam ne politike kam mbikqyr 5 pale zgjedhje vendore dhe 1 pale zgjedhje te pergjithshme dhe kam humbur 2 here, kur punova per ty ne 2015 dhe ne 2023 kur Rithemelimi hyri pa emer, pa vule, pa fonde dhe pa komisionere. Dhe me e rendesishmja, Grida, une kurre nuk kam hyre ne fushata zgjedhore per te mbledhur leke per vehte. Besoj me kupton ku e kam llafin.

Tung edhe nje here!”, tha Spaho./ZËRI

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us