Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken: Aleanca e NATO-s është e bashkuar

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se në takimin e minsitrave të Jashtëm të NATO-s që u mbajt dje e sot në Bruksel është diskutuar edhe se si të ndihmohet Ballkani Perëndimor për një të ardhme euroatlantike.

“Aleanca e NATO-s është e bashkuar”, shkroi Blinken në X, duke shtuar se kanë folur për shumë tema. “Ne folëm për shumë tema në terren gjatë takimit të ministrave të Jashtëm – nga pritshmëritë tona në Samitin e Washingtonit vitin e ardhshëm, në mënyrat se si mund të thellojmë partneritetin tonë me Ukrainën, deri tek mënyra se si mund të ndihmojmë në mbështetjen e të ardhmes euroatlantike të Ballkanit Perëndimor”.

Në takimin që filloi të martën, ministrat e Jashtëm të NATO-s në agjendë patën edhe Ballkanin Perëndimor dhe më në vëmendje Kosovën dhe Bosnjën për shkak të tensioneve të rritura. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dje para gazetarëve tha se Aleanca do të bëjë çfarëdo që nevojitet për të siguruar stabilitet në këtë rajon, duke thënë se paqja e Ballkanit Perëndimor është e rëndësishme për gjithë Europën dhe vetë NATO-n.

Lajme të tjera |  'Nuk e kam djalin e madh me ty'/ RRËFIMI i shqiptarit që vr*u gruan në Greqi: Ishte futur në banjo, fliste me një burrë...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us