Sekretet e Bashës për Argitën? Zëdhënësja: Ke një rol të rëndësishëm në Mbretërinë e Bashkuar

Një përplasje mes vajzës së ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi dhe ish-kryedemokratit Lulzim Basha ka ‘zbuluar’ ndoshta një sekret të gruas që siç duket ka marrë frerët e selisë opozitare me vënien e liderit historik të Partisë Demokratike në arrest shtepie.

Në një nga daljet e përnatshme që janë kthyer në rutinë që pas vendosjes së masës nga Gjykata e Posaçme, Argita Malltezi sulmoi dhe Bashën. Ajo e konsideroi personin që i ati i besoi dikur drejtimin e partisë më të madhe opozitare në vend, një kalë të ngordhur e një histori të mbaruar.

Por, nuk vonoi as përgjigjia nga ana tjetër. Përmes zëdhënëses, Lulzim Basha e konsideroi Malltezin të barabartë me të atin para drejtësisë, duke shtuar se një nga arsyet që PD është në këtë situatë, është pikërisht fakti që Sali Berisha kërkonte me çdo kusht të mbronte të bijën nga drejtësia.

Lajme të tjera |  “Liria ka një emër, ajo quhet votë e lirë!”- Berisha thirrje qytetarëve: Të gjithë marshim drejt Tiranës! Nuk do pajtohemi kurrë me diktaturën që riktheu farsën elektorale

Por, nuk mbaron me kaq. Në kundërpërgjigje theksohet se Argita Malltezi duhet të sqarojë shpalljen si person i padëshiruar nga Britania e Madhe, ku sipas Bashës, ka një rol të rëndësishëm.

Për çfarë e ka fjalën?

Reagimet:

Argita MallteziLulzim Brava është një histori e mbaruar. Kushdo që qëndron mbi një kalë të ngordhur i bën llogaritë gabim, por kjo është çështje personale. Lulzim Basha është i mbaruar dhe këtë e them me bindjen time më të plotë.

Lulzim Basha përmes zëdhënëses: Nuk ka gjë më dëshpëruese për një njeri se sa të detyrohet të dalë poshtë pallatit për të mbrojtur babain dhe burrin në arrest shtëpie, nën hetim për korrupsion. Në përpjekjen dëshpëruese për t’i përdorur edhe ata demokratë që ende vazhdojnë t’i shkojnë nga pas, vajza e non gratës dhe vetë non grata, sulmon PD dhe kryetarin e saj me të njëjtën gjuhë të babait të saj. Një nga arsyet që PD është në këtë situatë, është pikërisht fakti që Sali Berisha kërkonte me çdo kusht të mbronte Argiten nga drejtësia, por edhe kësaj nuk ia doli. Prandaj Argita, të vetmen gjë që mund të bëjë është t’i kërkojë falje demokratëve, të cilët ajo i ka përdorur dhe kërkon t’i përdorë për qellime personale dhe të shkojë të sqarojë para drejtësisë akuzat për korrupsion të ngritura nga SPAK dhe ato në shpalljen si person i padëshiruar nga Britania e Madhe, ku edhe ajo duket se ka një rol të rëndësishëm.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us