Kryedemokrati Sali Berisha ka dalë nga ambientet e SPAK, ku është pyetur për herë të parë për “21 Janarin”, për rreth 2 orë. Në një deklaratë për mediat, Berisha dha versionin e tij për ngjarjen, ndërsa akuzoi Ramën për organizimin e protestës së dhunshme.
“Më është pyetur së çfarë ndodhi me 21 janar. Kjo mosthirrje flet më shumë se çdo gjë tjetër, kjo mos-thirrje shkak kishte se Edi Rama organizoi protestën më të dhunshme. Kishte agjendë të qartë dhune. Kjo deklaratë është bërë shkak që të mos thirrem unë për një ngjarje dramatike që i mori jetën 4 demostruesve dhe plagosjen e më shumë së 100 efektivëve. Nuk është qëlluar nga brenda kryeministrisë”, deklaroi Berisha për gazetarët.
Lidhur me ngjarjen 14 vite më parë, Berisha deklaroi se nuk është dhënë urdhër për të qëlluar ndaj protestuesve më 21 janar, teksa theksoi se ushtarët e Gardës nuk funskionin me urdhër, por me ligj.
“Isha njeriu i rrethuar, dritaret e të cilit u goditën me gurë. Mu kërkua të largohem ose do të shkelje mbi kufoma.
Ministri dhe komandanti i Gardës më erdhën në zyrë. Isha njeri në detyrë. Më thanë të largohem nga zyra. Ajo ishte zyra ime dhe u thash nuk lëviz. Qendrova në zyrë deri në fund. Garda nuk funksionin me urdhër, por funksionon me ligj. Garda dhe çdo vendroje e armatosur funksionin me ligj, e qëllove, duhet të qëllojë në ajër, po insistove duhet të qëllojë të këmbët, vazhdove sërish, duhet të neutralizojë. S’ka pasur urdhër. Asnjë urdhër nuk është dhënë për të qëlluar. Asnjë urdhër dhe kurrë”, tha Berisha.





