‘Sherr’ për Superligën Europiane, Ceferin: Futbolli s’është për t’u shitur

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin tha se futbolli nuk është për t’u shitur, pasi u propozua një rinovim i Superligës Evropiane. Në vitin 2021, 12 ekipe u regjistruan në ESL(Europa Super League) – një turne evropian i shkëputur, për të rivalizuar garat aktuale të UEFA-s.

Të enjten, Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi se ndalimi i klubeve për t’iu bashkuar Supërligës ishte i paligjshëm. Në lidhje me këtë vendim, presidenti i UEFA-s deklaroi se uron që ata që po përgatisin këtë ligë, ta dijnë se çfarë po bëjnë. “Shpresoj se ata e dinë se çfarë po bëjnë, por nuk jam aq i sigurt”, tha Ceferin. Ai shtoi: “Ne nuk do të përpiqemi t’i ndalojmë ata. Mund të krijojnë çfarë të duan”.

Propozimi i ri – i paraqitur nga A22, i cili mbështeti ESL-në origjinale – është për një sistem lige, që do të përfshinte 64 klube meshkujsh dhe 32 klube femrash. Shoqatat futbollistike në të gjithë Evropën kanë dënuar projektin, duke përfshirë Premier League, që tha në një deklaratë se do të vazhdojë të refuzojë çdo koncept të tillë si ESL. Manchester United tha se ata mbeten plotësisht të përkushtuar ndaj garave të UEFA-s, ndërsa Bayern Munich tha se dera për Superligën mbetet e mbyllur. United ishte një nga klubet themeluese të ESL-së, por u tërhoq më pas.

Lajme të tjera |  Nga Shpresat te Kombëtarja A, "katapultimi" i Pajazitit i merituar

Ceferin tha se UEFA e sheh vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë (ECJ) si një shans për të përmirësuar disa rregullore, pasi organi qeverisës i futbollit europian u vu nën kritika për ndryshimet e bëra në formatin e Ligës së Kampionëve, i cili do të hyjë në fuqi nga sezoni 2024-25.

Megjithatë, ai tha se vendimi i GJED-së bazohej në fakte të vjetra. UEFA thotë se ka bërë përmirësime në rregullat e saj që kur u propozua për herë të parë ESL, të cilat përputhen me të gjitha ligjet dhe rregulloret përkatëse evropiane. Nasser Al-Khelaifi, kryetar i Shoqatës së Klubeve Evropiane (ECA), tha: “Ata e shohin atë si një fitore, por nuk është aspak ashtu.”

Ai shtoi se UEFA po punon për sigurinë, stafin mjekësor dhe reformën e ligave dhe se klubet ende i njohin garat e UEFA-s si më të mirat në botë. “Ne nuk kemi nevojë të kërcënojmë apo të dëbojmë askënd. Bëni ligën e punën tuaj, secili e ka këtë të drejtë. Por liga më e mirë për klube në botë është Liga e Kampionëve”, tha ai.

Superliga Europiane u hodh si ide më 2021

Saga e Superligës Europiane filloi në prill të vitit 2021, kur u publikua lajmi se 12 skuadra – përfshirë skuadrat angleze Arsenal, Chelsea, Liverpool, Manchester City, Manchester United dhe Tottenham – ishin regjistruar në kompeticionin e shkëputur. Pati zemërim të gjerë nga tifozët, ligat evropiane dhe madje edhe qeveria, duke çuar në rrëzimin e planeve brenda 72 orëve. Nga 12 klubet e përfshira, vetëm Barcelona dhe Real Madrid mbajtën gjallë interesin e tyre për krijimin e një kompeticioni të ri evropian.

Lajme të tjera |  I hoqën numrin "10", reagon Arbër Zeneli: Me Kosovën kam luajtur me zemër, po ekzagjerohet

I inkurajuar nga kritikat për planet e rinovuara të Superligës Europiane nga shumë klube, si dhe ligat gjermane, franceze dhe angleze, Ceferin u tall, duke thënë se vetëm dy klube do të merrnin pjesë në një kompeticion të ri. “Shpresoj që ata të fillojnë konkurrencën e tyre fantastike sa më shpejt që të jetë e mundur, me dy klube”, tha ai. “Unë pashë të ashtuquajturin prezantim të A22. Është e vështirë të vendosësh nëse duhet të tronditesh apo të argëtohesh nga ajo që pashë. Është format i mbyllur dhe do të refuzohet nga të gjithë”, shtoi ai.

Gjykata e Strasburgut ka vendosur sot në favor të Superligës, duke surprizuar jo pak me vendimin. Shumë kritika kanë ardhur për formatin e ri të garave futbollistike europiane.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us