“Shkatërrim prone dhe përdorim i lëndëve piroteknike”, Policia çon në SPAK grupin e PD

Një ditë pas situatës së përsëritur në Kuvend, me ndezjen e tymueseve në sallë, Komisariati nr. 1, në bashkëpunim me agjentët e BKH referuan materialet në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me incidentet e dhunshme.

Ndryshe nga herën e kaluar, referimi nuk është bërë me emra konkret, por materiali është referuar për grupin parlamentar të opozitës.

Mësohet se ata akuzohen për shkatërrim prone dhe përdorim i lëndëve piroteknike.

Më herët, gjatë incidenteve të mëparshme, i njëjti grup hetimor përcolli materialet në SPAK për Albana Vokshin dhe Flamur Nokën.

Prej 19 Tetorit, opozita nuk ka lejuar zhvillimin normal të seancave plenare, të cilat në të gjitha rastet janë mbyllur në më pak se 20 minuta. E njëjta situatë është parë dhe në Komisionet Parlamentare, shumica e të cilave i kanë kaluar punimet online.

Lajme të tjera |  'Nuk e kam djalin e madh me ty'/ RRËFIMI i shqiptarit që vr*u gruan në Greqi: Ishte futur në banjo, fliste me një burrë...

Opozita proteston për refuzimin e mazhorancës për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare, mospranimin e propozimit të tyre për bashkëkryetarin e Komisionit për Reformën Zgjedhore, si dhe rrëzimin e të gjitha propozimeve të tyre, sa i takon nismave ligjore.

Megjithë nxjerrjen e punimeve të Kuvendit jashtë normalitetit, mazhoranca nuk ka pranuar që të ulet në diskutime për daljen e parlamentit nga ky ngërç.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us