Policia vendase ka shkatërruar një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës, ndërsa në pranga ranë 6 persona, mes tyre shqiptarë.
Në kuadër të operacionit “BOAN”, që u ndërmorr në Valencia, u arrestuan 6 persona, mes tyre dhe një grua, të cilët akuzohen për trafik droge, pastrim parash, mashtrim me energjinë elektrike dhe anëtarësim në organizatë kriminale. Sipas mediave spanjolle, hetimi nisi kur policia zbuloi një konteiner mbeturinash me 36 kg marijuanë.
Gjatë hetimit, u konstatua se organizata kishte një hierarki të fortë, me drejtuesin e saj që bënte udhëtime të rregullta mujore në Londër, ku kishte edhe vendbanimin e tij. Policia ka ushtruar kontrolle në 5 banesa dhe në 2 magazina industriale. Në total u gjetën 125 kg marijuanë, një pistoletë dhe 4 mijë euro cash.
Përveç kësaj, të gjitha furnizimet e nevojshme për kultivimin dhe prodhimin e marijuanës në sgtëpinë e barit. Operacioni rezultoi në arrestimin e 5 burrave dhe një gruaje, nga 41 deri në 55 vjeç, të kombësisë shqiptare dhe kolumbiane. Ndaj tyre janë ngritur akuza për pastrim parash, anëtarësim në organizatë kriminale dhe mashtrim me energjinë elektrike.