Shkumbini gërryen mbi 15 hektarë tokë, drejtori i Emergjencave në Elbasan: Disa banesa janë të rrezikuara

Në njësitë Funar, Zavalin dhe Gracën në Elbasan janë përballur me probleme për shkak të erozionit.

Mbi 15 hektarë tokë janë gërryer nga lumi Shkëmbim. Situata është shqetësuese dhe banorët janë shprehur të frikësuar për shkak të rrezikut të prekjes së banesave.

Sipas drejtorit të emergjencave civile janë konfirmuar disa banesa që janë në rrezik dhe se duhet bërë edhe evakuimi i qytetarëve.

Gjithashtu drejtori i Emergjencave të Bashkisë Elbasan, Ndriçim Funari gjithashtu ngriti shqetësimin pasi në tre zonat e lartpërmendura ka rrëshqitje dhe situata është shqetësuese.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us