Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka deklaruar se nuk ka frikë nga hetimi i SPAK dhe as nga burgu.
Kryemadhi: Propozimet e mia për pikën 70 do ia paraqes konventës kombëtare. Tashmë që morëm propozimet i kemi dhe më të sakta për t’i paraqitur dhe pse hermetizimi për të shpëtuar nga spiunët e SPAK ishte shumë i madh, më në fund i morëm të dhënat. Shumë prej jush u thuhet distancohuni nga Monika se do shkojë në burg, u them nuk më rruhet as për burgun as për SPAK. Sa kam parë kumbulla e fara luledielli të tilla në këto 30 vjet si puna e këtyre do hyjnë e do dalin sa të duash.