Shpërthim me granatë në Mitrovicë, dy të plagosur dhe 7 makina të dëmtuara

Dy persona kanë mbetuyr të plagosur pas shpërthimit të një granate dore në afërsi të një hoteli në në Mitrovicë të Veriut mbrëmjen e së hënës.

Policia tha se njëri nga të plagosurit ka marrë lëndime më të rëndë por është jashtë rrezikut për jetën. Nga shpërthimi janë dëmtuar edhe 7 makina.

Rreth orës 23:50, dyshohet se ka shpërthyer një granatë dore te hoteli ‘Bisevac’ në Mitrovicë të Veriut. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 7 vetura dhe dy persona janë lënduar, njëri prej tyre ka lëndime më të rënda, por jashtë rrezikut për jetë. Njësitet policore relevante janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, ka thënë zëvendësdrejtori i policisë për veriun, Veton Elshani.

Lajme të tjera |  U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Nuk është fundi i botës! Berisha konsumoi opozitën, PD ka njerëz të korruptuar

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us