Shqipëria 2030, Rama: Do sjellim robotë që kryejnë operacione në spitale

Teksa u dhanë kartat për autonominë spitalore për 5 spitale rajonale në vend, kryeministri Edi Rama foli dhe për shëndetësinë e 2030, ku sipas tij do të investohet në teknologji. Rama tha se operacionet në spitale do të bëhen me robotë, dhe po punohet me Ministrinë e Shëndetësisë që kjo teknologji të vijë dhe në Shqipëri.

“Do vazhdojmë ta pajisim me aparaturat më të fundit. Po punojmë me ministren për të sjellë robotë për operacionet që është një tjetër shkallë. Besoj shumë që kemi arsye të ndihemi të inkurajuar dhe optimist, dhe pa diskutim që tani më shumë sesa dje, kur e thonim që shumë gjëra duheshin bërë për ta besuar, kemi shumë realitet për ta besuar plotësisht se Shqipëria e 2030 do jetë një vend me shërbim shëndetësor që do u krijojë shqiptarëve kushtet psikologjike të plotë për të mos shkuar jashtë, përveç rasteve kur ka nevojë për operacione të superspecializuara”, tha Rama.

Lajme të tjera |  HARTA LIVE: Reshje shiu kudo në vend! Më intensive priten në Shkodër dhe Kukës, ka risk për vërshime të ujit

Ai tha se kjo nuk ka të bëjë aspak me arsye politike, pra me qëllime për të marrë vota, por për t’u sjellë shërbimin e duhur të qytetarëve. Në fund, Rama pati edhe një mesazh për mjekët.

“S’keni parë asgjë akoma as në aspektin e pagave”, përfundoi kreu i qeverisë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us