Shqiptari m*as*akron me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja u fut në një supermarket për të shpëtuar (PAMJE TË RËNDA)

Një grua 50-vjeçare shqiptare përfundoi në spital pasi u sulmua barbarisht me thikë nga ish-bashkëshorti i saj në mes të rrugës në ishullin e vogël të Greqisë, Thasos.

Pamjet e rënda janë xhiruara nga kamerat e një supermarketi që ndodhej pranë shtëpisë së saj, ku ajo vrapoi e zbathur për t’i shpëtuar ish-bashkëshortit, i cili kishte mbërritur në Greqi pak ditë më parë nga Shqipëria. Shihni VIDEON KETU.

Përpjekjet e saj rezultuan të pashpresa, pasi 55-vjeçari e goditi me në fytyrë dhe kokë duke e lënë të plagosur, sapo doli nga supermarketi. Momentet që pasojnë janë tronditëse, ndërsa gruaja rrëzohet përtokë dhe qytetarët e paktë që ndodheshin aty tentojnë ta ndihmojnë.

Lajme të tjera |  Protesta për Zvërnecin, zbardhen pesë kërkesat e lëvizjes qytetare

“Ai erdhi nga Shqipëria në ishull, u tha njerëzve që jam vëllai i saj dhe ata i treguan shtëpinë. Pasi i shkoi në shtëpi, gruaja e trembur mbylli dyert, por ai i theu xhamin e dritares”, rrëfen një prej dëshmitareve.

55-vjeçari u arrestua dhe iu sekuestrua një thikë dhe një kaçavidë, ndërsa ish-gruaja ndodhet në spital.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us