Armando Broja mund të largohet në janar nga Çelsi, i shitur ose i huazuar, me disa klube që kanë shfaqur interes për sulmuesin shqiptar.
Pas Uest Hemit dhe Fulhemit në Angli, interesi ka ardhur dhe nga Seria A.
Bëhet fjalë për Torinon, me “Tuttosport” që raporton se shqiptari do të ishte i duhuri për të zëvendësuar Nemanja Radonxhiç.
Klubi italian ende nuk ka bërë gati asnjë ofertë zyrtare, por që në janar do të përpiqet që të bindë Çelsin në mënyrë që Broja të kalojë në Serinë A.