Shtohet lista e Pasurive Kultore Kombëtare, me tre trashëgimi të reja. Bëhet fjalë për Vallën Devolliçe, Veshjën e Gruas Mirditore dhe Fyejt e Gramshit. Vendimi është marrë nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jomateriale. Marrja e këtij statusi, u jep mundësi që ato të propozohen për t’u shpallur edhe pasuri botërore nga UNESCO. Në një intervistë për Tv Klan Sokol Muça, kreu i Institutit Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore shprehet se ky është hapi i parë për ta bërë një regjistrim në UNESCO.
Sokol Muça: Është hapi i parë për ta bërë një regjistrim në UNESCO, duhet që këto më parë të jenë të regjistruara në regjistratat kombëtare shqiptare. Dosjet tani janë mbi 50% të gatshme dhe mund të shkojnë edhe në UNESCO. Regjistrimet kanë rritur interesin edhe të turistëve dhe kanë bërë që të kthehet në një moment ku mund të krijojnë edhe të mira materiale.
Këto tre pasuri e kanë çuar në 103 numrin e pasurive të regjistruara pranë Institutit Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore, numër ky i vogël përballë asaj çka vërtet janë tradita të Shqipërisë.
Sokol Muça: 100 është një numër interesant, por mendoj se aty kemi vetëm pak komunitetet.