Shuhet pas më shumë se 10 orësh zjarri në qendrën tregtare ‘Metropol’ në Lushnje

Pas përpjekjeve të mëdha të shërbimeve zjarrfikëse dhe të gjitha forcave të angazhuara në terren, është bërë e mundur vënia nën kontroll e vatrës së riaktivizuar të zjarrit në qendrën tregtare në Lushnje.

Situata mbetet në monitorim.

Qendra tregtare në Lushnje u përfshi nga flakët pasditen e Krishtlindjeve. Situata u bë e vështirë për shkak se katet e sipërme të godinës janë shtëpi banimi. Fillimisht, flakët janë vënë re në katin e tretë të godinës dhe u përhapën me shpejtësi, duke e bërë të vështirë ndërhyrjen e policisë dhe forcave zjarrfikëse.

Dhjetra qytetarë në objektin e përfshirë nga flakët kanë nxituar të dalin, ndërsa të tjerë mbetën të izoluar në banesa.

Pas ndërhyrjes së policisë, forcave Shqiponja e veçanërisht të forcave speciale RENEA, është bërë i mundur kontrolli derë më derë i banorëve, e fatmirësisht gjetja dhe evakuimi i 39 qytetarëve të asfiksuar, jashtë rrezikut për jetën.

Lajme të tjera |  “Kush më fotografoi?”, momenti kur Vullnet Sinaj takohet me BIZNESMENIN e prangosur nga SPAK!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us