“Sillen si lepurusha para regjimit, si tigra para demokratëve”, Salianji: Rrogëtarët e PD s’duan të shohin sallat plot

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka zhvilluar takimin e paralajmëruar me demokratët në qytetin e Shkodrës, ku ka reaguar me tone të ashpra ndaj mesazhit të shpërndarë nga zyrat e PD-së, që u bënte thirrje anëtarëve të mos merrnin pjesë në këtë takim, me pretendimin se ai ishte i organizuar nga kryebashkiaku Benet Beci.

Në vijim, Salianji theksoi se personalisht nuk i nënshtrohet presionit, duke sjellë si shembull edhe përballjet e tij me qeverinë. “Presionin nuk e njoh. Nuk më bëjnë dot presion as njerëz më të rëndësishëm se këta. Nuk më bëri presion as Rama në burg, ku më vendosi regjimi,” tha ai.

Lajme të tjera |  Aktivisti: Policia ka pasur një listë personash që duheshin arrestuar sot, fundi i Ramës do jetë i hidhur

Ai akuzoi disa figura brenda dhe jashtë partisë se, sipas tij, tregohen të butë përballë qeverisë, ndërsa përpiqen të shfaqen të fortë përballë demokratëve. “Shumica që sillen si lepurusha para regjimit dhe para demokratëve duan të duken si tigra, por e kanë gabim,” u shpreh Salianji.

Në përfundim, ai theksoi se forca politike dhe morale, sipas tij, nuk vjen nga rroga apo privilegjet, por nga përballja, qëndresa, sakrifica dhe dëgjimi i zërit të demokratëve. Takimi në Shkodër u zhvillua në kuadër të turit të tij me strukturat dhe mbështetësit e Partisë Demokratike në qytete të ndryshme të vendit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us